Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës.
Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se: “Lajm i shkëlqyeshëm. MCC riafirmoi mbështetjen e saj për një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë”.
Ndryshe, dje Bordi i Drejtorëve të MCC zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre.
Kujtojmë se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të Qeverisë Kurti për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.
E pas heqjes së taksës nga Qeveria Hoti, MCC mori vendim për zhbllokim të fondeve për Kosovën.
MCC siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike.
MCC merr një qasje të ngjashme me biznesin, me angazhime themelore për të dhëna, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje të bazuar në prova. /Telegrafi/
Excellent news: the @MCCgov reaffirmed its support for continuing compact development in Kosovo.https://t.co/Cz6hkkVixU
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 17, 2020