Telegrafi

Kosnett: Duket se Aleksandar Vuçiq zgjodhi Vladimir Putinin në vend të Perëndimit, BE dhe SHBA ta keni parasysh

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u është drejtuar Bashkimit Evropian dhe Shteve të Bashkuara ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq karshi Vladimir Putin.

Këtë koment Kosnett e ka bërë në profilin e tij në Twitter, duke shtuar se veprimi i Vuçiqit është frikë morale.

“Pra, duket se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – derisa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës Ortodokse. Kjo nuk është udhëheqje: është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi ta keni parasysh”, ka shkruar Kosnestt.

Ditë më parë, Vuçiq kishte përkrahur sovranitetin e Ukrainës, por nuk kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë. /Telegrafi/