Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s dhe KFOR-it, me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Ambasadori Kosnett iu bashkua zyrtarëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të komunitetit diplomatik për të shënuar Ditën e Paqes në Prishtinë, duke bërë homazhe në pllakën përkujtimore për ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, si dhe në memorialin Heroinat”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndryshe Kosova sot po shënon 21 vjetorin e çlirimit pas hyrjes së turpeve të NATO-s. /Telegrafi/