Anëtarët e korpusit të vullnetarëve ruse, që dy muaj më parë bombarduan dy fshatra dhe sulmuan rajonin e Belgorodit në territorin e Rusisë, e kanë bërë sërish këtë.
Së pari, ata granatuan disa fshatra me mortaja dhe artileri. Në mëngjes herët është sulmuar fshati Kozinka, transmeton Telegrafi.
⚡️#UPDATE Another video from an AFU drone at the Grayvoron checkpoint in the Belgorod region.
The footage shows the presence on the territory of the border checkpoint of several Ukrainian armored vehicles and soldiers, including an American HMMWV. pic.twitter.com/3hu6kyhX3e
— War Monitor (@WarMonitors) May 22, 2023
Granatimet vazhduan dhe trupat e vullnetarëve rusë shkuan një hap më tej. Ata sulmuan pikën kufitare me tre automjete të blinduara, njëra prej të cilave ishte amerikane Humvee, dhe një tank që u pikas, por lloji nuk u specifikua.
Akoma po vazhdojnë luftimet e ashpra mes rojeve kufitare ruse dhe anëtarëve të trupave vullnetare ruse që i janë bashkuar ukrainasve.
Reports this morning that 6-8 Armored Vehicles and Tanks of the Ukrainian Armed Forces/Freedom of Russia Legion entered the Belgorod Region of Western Russia with FRL Units now claiming to Captured the Town of Kozinka while Heavy Fighting is still taking place towards Grayvoron. pic.twitter.com/jdPNXI6993
— OSINTdefender (@sentdefender) May 22, 2023
Nga njësitë e përfshira në konflikt, raportet thonë se është Brigada e 117-të e Mbrojtjes Territoriale e ushtrisë së Ukrainës me mbështetjen e Grupit të 6-të Operacional.
Nga ana ruse, brigada e 263 motorizuar ruse u përfshi në fshatin Dronovka.
Tanks of the Russian Volunteer Corps (fighting against the Russian regime) at the Russian border checkpoint in Kozinka pic.twitter.com/XVDjGzplrV
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) May 22, 2023
Helikopterët Mi-8 fluturojnë mbi rajonin e Belgorodit, duke bombarduar zonën ku ndodhet korpusi i vullnetarëve rusë. /Telegrafi/