Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut vazhdon ta ndihmojë me armatim Rusinë

Vazhdimi i dërgesave të armëve të Koresë së Veriut në Rusi këtë dimër po e lejojnë Moskën të mbajë presionin ndaj Ukrainës pasi ajo përballet me rrezikun e humbjes së furnizimeve kritike perëndimore, raportoi Bloomberg, duke iu referuar imazheve satelitore.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia konfirmuan në muajin tetor se Koreja e Veriut po furnizonte Rusinë me armë dhe pajisje ushtarake për pushtimin e Ukrainës, duke shtuar se në këmbim Pheniani po kërkonte ndihmën ushtarake të Moskës, raporton themoscowtimes.

Imazhet satelitore nga tetori-dhjetor 2023 duket se tregojnë qindra kontejnerë transporti duke u shkarkuar nga anijet ruse në portet Najin të Koresë së Veriut dhe Dunay të Rusisë, të cilat ndodhen 180 kilometra larg njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Koreja e Veriut dërgoi 'më shumë se një milion predha artilerie' në Rusi

Rusia dhe Koreja e Veriut, të cilat janë zotuar për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, mohojnë transferimet e armëve për përdorim në konfliktin e Ukrainës.

Bashkëpunimi mes dyja vendeve ka të ngjarë të vazhdojë deri në vitin 2024 për shkak të sanksioneve “simbolike dhe kryesisht të pamjaftueshme”, tha ish-analisti i CIA-s për Korenë, Soo Kim, i cili tani punon në firmën amerikane të konsulencës së menaxhimit LMI.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version