Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK), e quajtur më së shpeshti si Koreja e Veriut, ka njohur zyrtarisht Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut.
Këto dy territore janë pjesë zyrtare të shtetit ukrainas, por të cilat janë okupuar nga forcat ruse, raporton theguardian.
DPRK bëhet vetëm shteti i tretë anëtar i OKB-së që i njeh ato si autoritete legjitime.
Kujtojmë se Rusia është një ndër shtetet që i ka njohur si të pavarura këto dy territore gjersa javë më parë të njëjtën gjë e ka bërë edhe Siria.
Theksojmë se shteti rus ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe deri më tani ka shkaktuar viktima të shumta dhe mijëra viktima.
Ndryshe, Ukraina dhe shtetet perëndimore nuk i njohim këto territore si pavarura si dhe të shumica dërmuese e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/
North Korea has recognized the Donetsk and Luhansk People's Republics, Moscow-run separatist groups in eastern Ukraine.
It's the third country to do so after Russia and Syria.
The DNR says their "bilateral ties will increase the geography of trade for our countries' businesses" pic.twitter.com/8eHFFdHHSw
— max seddon (@maxseddon) July 13, 2022