Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë më shumë se 1000 kontejnerë me pajisje ushtarake dhe municione për luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të premten për herë të parë akuzuan drejtpërdrejt Korenë e Veriut dhe Rusinë për shkëmbim të armatimit.
Uashingtoni thuhet se ka thënë se koreano-veriorët u kanë dërguar rusëve më shumë se 1000 kontejnerë pajisje ushtarake dhe municione gjatë muajit të kaluar.
The White House said on Friday that North Korea has delivered more than 1,000 containers of military equipment and munitions to Russia for its ongoing war in Ukraine.
The United States on Friday for the first time directly accused North Korea and Russia of supplying weapons.… pic.twitter.com/39A7oRtJHF
— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2023
Shtëpia e Bardhë tha të premten se midis 7 shtatorit dhe 1 tetorit, një anije me flamur rus dërgoi ngarkesën nga një depo municioni në Korenë e Veriut në një port rus, nga ku ngarkesa u transferua në një depo ushtarake ruse.
Shtëpia e Bardhë publikoi pamjet që amerikanët thonë se vërtetojnë pretendimin.
“Ne e dënojmë dërgesën [e Koresë së Veriut] të kësaj pajisjeje ushtarake në Rusi”, u tha gazetarëve të premten, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Jack Sullivan dhe shtoi se “ne do të vazhdojmë të monitorojmë çdo dërgesë të re armësh në Rusi”. /Telegrafi/