Sekretari amerikan i Shteti, Antony Blinken është zotuar se përfshirja e Koresë së Veriut në luftë në Ukrainë do të marrë një përgjigje të fortë.
Departamenti amerikan konfirmoi dje se ushtarët e Koresë së Veriut janë bashkuar në mënyrë aktive në luftime përkrah forcave ruse, me më shumë se 10 mijë trupa të dërguar në lindje të Rusisë për t’u përfshirë në luftime, transmeton Telegrafi.
Duke folur teksa takoi shefin e NATO-s, Mark Rutte në Bruksel, Blinken tha se “injektimi” i forcave verikoreane në betejë “kërkon një përgjigje të fortë”.
Blinken ndodhet në selinë e NATO-s, ndërsa administrata në largim e Biden kërkon të forcojë mbështetjen për Ukrainën përpara kthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, sikurse edhe me komandantin e NATO-s në Evropë, gjeneralin Chritopher Cavoli dhe zyrtarët e BE-së e Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy. /Telegrafi/