Telegrafi

Korea e Jugut destinacioni i radhës për Rita Orën, këngëtarja befasohet nga pritja e fansave

Rita Ora me fanse (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, në kuadër të promovimit të albumit të saj të fundit me të njëjtin emër.

Pas koncerteve të mbajtura në Portugali dhe Itali, Rita së fundmi është drejtuar drejt një vendi mjaft të largët.

Rita Ora (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Fjala është për Korenë e Jugut, në të cilin shqiptarja do të mbajë koncertin e saj të radhës.

Lexo po ashtu Taylor Swift dhe Rita Ora i dalin në mbrojtje Bebe Rexhës, pasi e kritikuan se është 'e vjetër' për të publikuar foto seksi

Rita ka publikuar në InstaStory një video nga momenti kur bënë dorëzimin e pasaportës së saj në kufi.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë më pas, motra e saj hodhi në InstaStory disa imazhe ku shfaqet momentin kur është mirëpritur nga dhjetra fansa atje, të cilët e kanë befasuar me prezencën e tyre këngëtaren.

Numri i personave që dëshirojnë të marrin një autograf dhe të bëjnë fotografi me Ritën është i madh, me çka vërteton që ajo numëron me miliona fansa anë e kënd globit. /Telegrafi/

Foto: Elena Ora/InstaStory