Pas lajmit se këngëtari Korab Shaqiri ka refuzuar Adelina Ismajlin, e cila i kishte kërkuar një bashkëpunim muzikor, kanë reaguar të dy artistët.
Gjersa ditën e djeshme Adelina demantoi lajmet duke i quajtur shpifje, Korab Shaqiri nuk e ka mohuar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Ai përmes rrjeteve sociale ka pranuar të jenë takuar dhe biseduar me Adelinën për një bashkëpunim.
Sipas tij një projekt i tillë kërkon kohë dhe përkushtim për t’u realizuar prandaj nuk ka ndodhur ende. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Adelina Ismajli reagon në lidhje me refuzimin e Korabit