Korab Shaqiri do të vijë me projektin e tij më të ri.
“Zemra e saj” titullohet kënga më e re e këngëtarit,e cila është me tekst, muzikë dhe orekestrim nga vetë ai.
Korabi për Telegrafin tha se kjo këngë do të vijë së shpejti e realizuar me videoklip gjersa foli edhe për albumin e tij më të ri.
“Jam duke punuar rreth albumit të ri, i cili është i dyti me radhë dhe besoj që do të përfshijë diku 21 këngë”, tha kantautori Shaqiri.
Ndryshe Korabi paralajmëroi se pjesë e projekteve në të ardhmen do të jetë edhe një bashkëpunim me një këngëtare, emri i së cilës do të mbesë befasi për fansat e tyre. /Telegrafi/