Telegrafi

Korab Shaqiri takohet me Dukagjin Lipën, babanë e Duas

Në saje të koncerteve të shumta që mban jashtë trojeve shqiptare, këngëtari Korab Shaqiri shpesh takohet edhe me njerëz të famshëm shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut. 

Gjersa muaj më parë është takuar me babanë Rita Orës, Shaqiri tani tregon se ka takuar babanë e këngëtares tjetër të famshme, Dua Lipa, Dukagjin Lipën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Korab Shaqiri

Së fundmi, ai e ka publikuar në InstaStory një fotografi teksa shfaqet përkrah Dukagjinit. “Kënaqësi të takosh njerëz të tillë”, ka shkruar Korabi.

Korabi është duke punuar në projekte të reja muzikore që pritet t’i sjellë në muajt në vazhdim, kurse Dukagjini dikur ishte një nga personazhet më të pëlqyera te rok grupi “Oda”.

Babai i Dua Lipës edhe këtë vit ka organizuar festivalin “Sunny Hill” që mbahet në Parkun e Germisë në Prishtinë. /Telegrafi/