Site icon Telegrafi

Kopshti i bombarduar zoologjik ukrainas u kërkon njerëzve të blejnë bileta elektronike – pavarësisht se nuk do të mund ta vizitojnë

Një kopsht zoologjik ukrainas u ka kërkuar njerëzve të blejnë bileta elektronike për ta ndihmuar në mbështetjen e kafshëve.

Ministria e Punëve të Jashtme shkroi në Twitter se “Që nga fillimi i luftës, Kopshti Zoologjik i Mykolayiv u bombardua. Gjysma e stafit u evakuua, disa prej tyre shkuan në luftë”.

Drejtori i kopshtit zoologjik, Volodymyr Topchyi vendosi të qëndrojë dhe të ndihmojë kafshët e stresuara.

Ai kërkon mbështetje prej njerëzve vullnetmirë që të blejnë bileta elektronike pavarësisht se nuk do të mund të vizitojnë kopshtin. /Telegrafi/

Exit mobile version