Site icon Telegrafi

‘Kopja’ e Di Caprios kërkon testin e ADN-së për të verifikuar lidhjen familjare me aktorin (Foto/Video)

Një mashkull rus, i cili është bërë i famshëm në rrjetet sociale, falë ngjashmërisë me hamshorin hollivudian, Leonardo DiCaprio, është duke kërkuar që t’i bëhet testi i ADN-së në mënyrë që të zbulojë ndonjë afërsi familjare me yllin e famshëm.

Specialisti i IT, Roman Burtsevm, beson se testi gjenetik do të verifikojë lidhjen familjare me aktorin amerikan, pasi ngjashmëria e tyre është jashtëzakonisht e madhe.

33-vjeçari mendon se mund të jetë një kushëri i largët i DiCaprios, njofton Telegrafi.

Burtsevm thotë se nuk është i fiksuar pas aktorit, ndërsa deri më tash i ka parë vetëm dy filma të tij, “The Revenant” dhe “Inception”.

Ndryshe, falë kësaj ngjashmërie, ai ka siguruar pjesëmarrjen në një shou televiziv që do të transmetohet në televizionet ruse e që ka të bëjë me njerëzit që humbin në peshë. /Telegrafi/

Exit mobile version