Imazhet e reja satelitore të shkrepura nga kompania amerikane Maxar, shfaq konvojin e gjatë të ushtrisë ruse në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ku shihet se si ka pasur lëvizje të mëdha të makinerisë luftarake.
Konvoji i gjatë për herë të fundit ishte parë në afërsi të aeroportit Antonov në veriperëndim të Kievit, e lëvizja e saj mund të jetë një sinjal për ripozicionim në drejtim të kryeqytetit ukrainas, transmeton Telegrafi.
Kompania amerikane Maxar Technologies, ka njoftuar se pjesë e konvojit ishin në gjendje gatishmërie për ta rrethuar qytetin. E disa tjera të këtij konvoji janë shpërndarë më në veri – ku me artileri po godasin pa ndërprerë.
Forcat rus kanë lëvizur 5 kilometra më afër qyteti gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar një zyrtar i lartë i Pentagonit. /Telegrafi/