Telegrafi

Konvoji i mjeteve ushtarake ruse kalojnë në të kuqen në qytetin ukrainas Antratsyt, autocisterna përplaset me një veturë civile

Ushtria ruse lëre që po godet me raketa ndërtesat kolektive me civilë në Ukrainë dhe nuk po e kursen askënd, por edhe rregullat elementare në trafik nuk po i respekton.

Në qytetin Antratsyt të rajonit të Luhanskut, një konvoj i mjeteve transportuese ushtarake kaluan në të kuqen, duke shkaktuar aksident, transmeton Telegrafi.

E mjeti me të cilin një veturë civile u godit ishte një autocisternë e ushtrisë ruse, e cila nuk shpërtheu pas përplasjes, pasi do të kishte pasoja të mëdha në civilë që shihen duke kaluar aty pranë.

Vetura civile që kishte të vendosur një kamerë në retrovizor filmoi tërë ngjarjen. Fillimisht shihet autori i videos duke udhëtuar me veturë dhe afrohet në një udhëkryq.

Aty ndalet në të kuqen, duke pritur që të kalojnë korsitë tjera që u ishte ndezur drita e gjelbër. Në ato momente, konvoji i mjeteve ushtarake ruse po kalonin duke mos respektuar fare semaforin.

Kjo bëri që autocisterna të përplaset direkt me veturën që po filmonte gjithçka. Megjithatë nuk dihet nëse shoferi i veturës civile ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/