Paris Saint-Germain është i vendosur që të transferojë Georginio Wijnaldumin si lojtar të lirë në këtë verë.
Mesfushori holandez nuk dëshiron ta rinovojë kontratë me Liverpoolin dhe po kërkon një aventurë të re.
Kështu, PSG është duke bërë çmos që të transferojë Wijnaldumin në këtë verë, derisa kontrata me The Reds i skadon më 30 qershor.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, PSG i ka ofruar lojtarit kontrata trevjeçare, derisa marrëveshja është arritur mbrëmë.
Për më shumë, skuadra franceze është duke negociuar me Interin për transferimin e Achraf Hakimit dhe Gianluigi Donnarummas.
Kujtojmë se Wijnaldum ishte afër kalimit te Barcelona, mirëpo PSG tashmë ka ndryshuar rrjedhën e bisedimeve. /Telegrafi/
Paris St Germain expect Gini Wijnaldum to sign the contract until 2024 after the new agreement revealed yesterday night. ⏳
PSG board now still in negotiations with Inter to sign Achraf Hakimi as main target – Donnarumma will also decide his new club in the next days. 🇫🇷 #PSG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2021