Site icon Telegrafi

Kontrabandonin municion nga Serbia në poligonet e armëve, arrestohen dy persona në Prizren

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, në ora 09:00.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version