Telegrafi

Kontrabandonin dru nga Serbia, arrestohen tre persona

Ilustrim

Tre persona, njëri ndër ta roje pylli janë arrestuar pasi dyshohet që kanë kontrabanduar lëndë drusore nga Serbia për në Kosovë, ndrësa pylltari kishte vulosur lëndët drurore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 në fshatin Lisockë, në Kamenicë.

Siç thuhet në raport, kamioni së bashku me lëndët drurore janë konfiskuar dhe dërguar në Agjensionin e Pyjeve.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, njëri roje pylli (pylltar), pasi që dyshohet se kanë kontrabanduar lëndë drusore nga Serbia për në R. Kosovës, ndera pylltari kishte vulosur (damkosur) lëndët drusore. Kamioni së bashku me lëndën drusore është konfiskuar dhe dërguar në Agjensionin e Pyjeve. Me vendim të prokurori, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/