Site icon Telegrafi

Kontrabandoi dhjetë shtetas afgan, arrestohet serbi në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kontrabanduar dhjetë (10) shtetas Afgan.

Personat e kontrabanduar pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magurë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version