Telegrafi

Kontrabandë dhe pastrim parash, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri godet një grup kriminal, lëshon 15 urdhër-arreste

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për 15 persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që dyshohej për kontrabandë të mallrave te vjedhura. Mes të arrestuarve janë edhe efektivë të Policisë Kufitare dhe dy efektivë të policisë së Durrësit.

Ndaj tyre janë ngritur akuza për kontrabandë dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, mes të ndaluarve është edhe Sokol Idrizi, ish-shofer në Ministrinë e Brendshme si dhe bashkëshortja e tij. Ata dyshohet se sillnin në Shqipëri orë dhe sende me vlerë të vjedhura jashtë vendit për ti shitur këtu. Hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti pas informacioneve të marra nga autoritetet Franceze. /Telegrafi/