Tyson Fury dhe Dillian Whyte duhet të presin deri të premten për të zbuluar se kush do të fitojë të drejtën për të organizuar luftën e tyre për titullin botëror.
Ofertat do të bëheshin nesër (e martë) për mbrojtjen e dytë të titullit të peshave të rënda në WBC nga Fury.
Por, tani ato do të zhvillohen të premten pasi u shtynë për herë të dytë, duke e lënë Furyn në një garë me kohën për të organizuar një luftë për datën e tij të synuar më 26 mars.
“Njerëzit vazhdojnë të flasin për datat e marsit – kjo ka filluar të duket joreale për një luftë të kësaj shkalle”, deklaroi promotori i Whyte, Eddie Hearn për BBC.
“Potencialisht ose mars, prill, fillim maji. Ky është afati për luftën. Varet se çfarë do të ndodhë këtë javë”.
“Ka kaq shumë biseda në prapaskenë tani. Diçka mund të ndryshojë në çdo moment”, bëri të ditur më tej ai.
Fury do të fitojë 80 për qind të çdo marrëveshje që arrihet, me Whyten që kundërshtoi çmimin e tij përmes kanaleve ligjore. Nëse një marrëveshje nuk arrihet këtë javë, Fury mund të marrë lejen për të kërkuar një kundërshtar alternativ. /Telegrafi/