Site icon Telegrafi

Konsumatorët ndjehen të mashtruar edhe në prag të këtij Bajrami (Video)

Mbushja e tryezës për festat e ndryshme, qytetarëve të vendit u kushton shumë. E marrë parasysh të ardhurat e pensionet, çmimet konsiderohen të jenë të larta, derisa ofertat se ka lirime janë të pabaza.

Ata që vijnë nga Perëndimi tregojnë se për produktet më elementare po paguajnë më shtrenjtë në Kosovë, raporton KTV.

Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thotë se ky problem vjen për shkak se nuk ka mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve.

Kaçaniku ka theksuar se janë edhe interesat e mëdha të pushtetarëve që nuk po i monitorojnë bizneset.

Ngritja e çmimeve në prag të festave tashmë është bërë traditë në vend.

Për këtë qytetarët nuk është se nuk janë ankuar, por se nuk janë marrë parasysh.

 

Exit mobile version