Telegrafi

Konsiderohet si një nga më të mirët në Angli, Barcelona po punon për blerjen e sulmuesit

Barcelona vazhdon të mendojë për ta përforcuar repartin ofensivë për sezonin e ardhshëm dhe disa emrat janë në listën e tyre.

Por një nga objektivat kryesorë për krahun e majtë të sulmit padyshim që është sulmuesi brazilian i Arsenalit, Gabriel Martinelli.

Pavarësisht se ai është një titullar i rregullt te Arsenali dhe është ndër lojtarët kryesorë të Mikel Artetas, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga Emirates Stadium.

Megjithatë, kufizimet aktuale financiare të klubit të Barçës mezi lejojnë manovrat në treg, diçka që mund të komplikojë shumë detyrën e Barcelonës për të marrë shërbimet e sulmuesit.

22-vjeçari ka qenë vendimtar këtë sezon me Arsenalit, ku në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Pas një sezoni të mirë individualisht, Martinelli mund të ketë mundësinë të bëjë kërcimin direkt në La Liga me Barcelonën , ky është një destinacion interesant në të cilin ai do të vinte për të përforcuar një krah të majtë që ka qenë joefektiv kohët e fundit.

Lexo po ashtu Arsenali po përgatitet për dy transferime të mëdha nga Barcelona

Deco e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin, megjithatë problemi kryesor mbetet te paratë pasi ai vlerësohet rreth 80 milionë euro nga Arsenali.

Sport ka raportuar se nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të përfshijë në marrëveshje Raphinhan me brazilianin që i pëlqen jashtëzakonisht shumë Topçinjve. /Telegrafi/