Site icon Telegrafi

Konjufca: VV po negocion koalicionin me AKR-në

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se subjekti i tij politik është duke negociuar për koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re.

Ai tha që negociatat janë duke vazhduar ende dhe duhet të pritet në fund të ditës nëse do të arrihet marrëveshje.

Konjufaca tha se me AKR-në po bisedohet më shumë për modelin e qeverisjes se sa për pozita.

“Jemi duke biseduar. Ta shohim në fund të ditës. E tëra që kemi biseduar me ta ma shumë ka qenë në nivel të qeverisjes së Kosovës, për llojin e qeverisjës. Një koncept i ri, për çfarë sistemi drejtësie kemi nevojë, për çfarë ekonomie”, tha Konjufca ndër tjerash, transmeton Gazetametro.net.

Ai në Klan Kosova tha se po bisedohet edhe për pozita. Konjufca tha se VV e kërkon postin e kryeministrit.

“Sa i përket pozitave, këto kanë qenë sekondare. Vetëvendosje është pozicinuar për postin e kryeministrit të Kosovës dhe natyrisht që AKR-ja është e përcaktuar për postin tjetër”, theksoi ai.

Exit mobile version