Site icon Telegrafi

Konjufca: Ne jemi me Kombëtaren e Kosovës edhe kur ajo humb – Kombëtarja nuk është punë votash

Nënkryetari i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Glauk Konjufca ka përmendur për herë të parë termin “Kombëtare e Kosovës”.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se populli ka qenë i alarmuar rreth asaj nëse simbolet e reja shtetërore të Kosovës do të zëvendësonin simbolet kombëtare.

Ai ka thënë se për këtë arsye Vetëvendosje kishte pasur një reagim të fortë dhe ka mbështetur një Kombëtare në futboll.

“Vetëvendosje është e sigurt se krijimi i një kombi kosovar ka dështuar, dhe ne jemi të qetë më për këtë gjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se populli i Kosovës më së miri ka ditur të bëj dallimin mes flamurit kombëtar dhe atij shtetëror.

“Nuk ka kurrfarë problemi që të përfaqësohemi me flamurin e Kosovës”.

Konjufca ka thënë se nuk është e vërtetë se kanë ndryshuar qëndrim ndaj “Kombëtares së Kosovës në Futboll”, për shkak të rezultateve që ka pasur kjo e fundit në fushat e blerta.

Lexo po ashtu Konjufca: Kemi bërë përvojë institucionale, jemi të gatshëm të udhëheqim me qeverisjen

“Ne jemi me Kombëtaren e Kosovës edhe kur ajo humb… Kombëtarja nuk është punë e votave. Shteti i Kosovës është republika jonë. Republika jonë e ka një Kombëtare, dhe ne do ta mbështesim atë”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Exit mobile version