Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se takimet e shpeshta pa rezultat mes VV-së dhe LDK-së nuk kanë lënë shijen e mirë për takimin e radhës.
Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në dy takimet e fundit mes Kurtit dhe Mustafës nuk ka pasur lëvizje të pozicioneve dhe sipas tij takimet tjera nuk po kanë entuziazëm.
Ai thotë se nga takimet tri orëshe që kanë pasur e që nuk janë marrë vesh, LDK-ja ka ardhur pas dy ditësh përsëri me qëndrimet e njëjta e që thotë se kjo nuk është e këndshme, përcjell Telegrafi.
Konjufca thotë se “me sa e di sot nuk ka pasur takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës”.
“Edhe nga LDK-ja po thonë edhe unë me sa e di nuk ka pasur takim mes tyre”, deklaroi duke qeshur Konjufca./Telegrafi/