Telegrafi

Konjufca i kundërpërgjigjet Haradinajt: Ai i ka fyer deputetët e tij

Shefi i Grupit Parlamentar nga “Vetëvendosja”, Glauk konjufca, iu ka përgjigjur deklaratave të Ramush Haradinajt.

Haradinaj në intervistë për RTV Dukagjinin kishte thënë se nuk mundet të bëhet si Visa Ymeri të gjuajë gaz lotsjellës e të shkarravitet për toke me Policinë e Kosovës.

Deklaratat e kreut të AAK-së Konjufca i quajti ofenduese për vet deputetët e tij.

“Haradinaj i ka fyer më shumë deputetët e vet si Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn, Time Kadrijajn e shumë deputet tjerë të AAK-së të cilët kanë gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend. Dhe mua më duket jo në rregull që lideri I tyre të flasë për këtë”, ka thënë Konjufca i ftuar në RTV21. /Zëri/