Site icon Telegrafi

Konjufca: Edhe po ta shkarkojmë Rakiqin, Listën Serbe s’mund ta largojmë nga Qeveria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se zv.kryeminsitri Goran Rakiq nuk ka peshë vendimmarrëse në qeveri.

Konjufca në “Debat Plus” thotë se LVV ka arritur që për herë të parë të reduktojë në minimum ndikimin e Serbisë, pa e prekur Kushtetutën.

“Edhe kur e kemi modeluar Qeverinë, kemi menduar që serbëve t’ua lemë vetëm një ministri pa prekur kushtetutën. LVV ka bërë atë që askush deri më tani nuk e ka bërë në raport me uljen e ndikimit të Serbisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Kuvendit të Kosovës thotë se shkeljet e Kushtetutës do të vazhdojnë edhe në qeverisjen e LVV-së, pasi sipas tij ato nuk mund të prehen si me gërshërë.

Konjufca thotë se Goran Rakiqi është zëvendëskryeministër dhe janë disa probleme me të.

“Me të s’ki çfarë bën hiq. Në Kushtetutë thuhet se duhet t’i ketë votat e komunitetit serb dhe nuk mund të zgjedhësh ti, por ta qojnë serbët atë”.

“Nëse shkarkon Rakiqin, Lista Serbe pas 8 orëve ta bjer tjetrin. Edhe tjetrin duhet ta shkarkosh për veprime të njëjta, pastaj tjetrin…Listën Serbe nga Qeveria nuk mund ta largojmë. Të gjithë nga Lista Serbe janë si Rakiqi”, deklaroi tutje Konjufca./Telegrafi/

Exit mobile version