Site icon Telegrafi

Konjufca: Dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Kuvendi i Kosovës e dënon zyrtarisht agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

“Kuvendi e dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Kuvendi i Kosovës dhe populli i Republikës tonë qëndron përkrahë popullit ukrainas dhe solidarizohemi me ta në këto kohë të vështira”, ka thënë Konjufca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Ndryshe në orët e para të ditës së sotme (e enjte) kanë filluar bombardimet ruse në tërë territorin e Ukrainës.

Deri më tani raportohet se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën. Liderët botërorë kanë reaguar duke dënuar ashpër këtë veprim të Rusisë duke kërkuar që bombardimet të ndalen menjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version