Telegrafi

Konjufca: Hoti po bën kompromis me PDK-në, AAK-në dhe Nismën, personat me vepra penale po marrin pozita publike

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po bën kompromise me Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate dhe sipas tij kjo po dëshmohet në emërimet që po bëhen.

Gjatë konferencës për medie, Konjufca tha se emërimet e personave të cilët kanë probleme të mëdha me drejtësinë, po emërohen nga Qeveria Hoti.

Ai tha se ky është dallimi më i madh i Qeverisë Hoti me Qeverinë Kurti.

“Si rezultat i keqqeverisjes së Qeverisë Hoti, është kthimi prapa i vendimeve të Qeverisë Kurti, i vendimeve të mira, si ato të bordeve. Ku tash po vazhdojnë kompromise të një pas njëshme të Avdullah Hotit me PDK, me AAK-në e Nismën, dhe njerëz të tillë duke filluar prej komandant Ftyrës, e deri te ky i fundit i hetuari dhe i dyshuari për bartjen e 113 kilogram drogë, që emërohet këshilltar i ministrit, dhe tërhiqet pas presionit të opinionit publik, të gjitha këto tregojnë që njerëz me vepra penale, që kanë probleme të mëdha me drejtësinë nuk është  problem të marrin pozita publike në Qeverinë Hoti. Ky është një dallim shumë i madh mes Qeverisë Hoti dhe Qeverisë Kurti”, tha Konjufca. /Telegrafi/