Site icon Telegrafi

Kongresi amerikan voton një masë të re ndëshkuese për Rusinë

Kongresi amerikan ka votuar një masë për të hequr statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë dhe një tjetër për të ndaluar importet e naftës nga Rusia.

Joe Biden pritet të nënshkruajë të dyja masat në ligj, raporton gazeta britanike theguardian.

Masa që ndryshon statusin tregtar të Rusisë i hap rrugën administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rritur tarifat për importet ruse.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth agresionit rus në Ukrainë

“Putini duhet të mbahet absolutisht përgjegjës për krimet e neveritshme të luftës që po kryen kundër Ukrainës”, tha udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer.

“Kjo paketë ka të bëjë me presionin ekonomik ndaj Vladimir Putin dhe miqve oligarkë të presidentit rus”, tha Ron Wyden, kryetar i Komitetit të Financave të Senatit.

Rusia e Putinit nuk meriton të jetë pjesë e rendit ekonomik që ka ekzistuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version