Telegrafi

Konfrontimi i Cristiano Ronlados me Lucas Paquetan, pas barazimit pa gola në ndeshjen Juventus – Milan në Kupën e Italisë

Cristiano Ronaldo tregoi se nuk i kishte pëlqyer një veprim i Lucas Paquetas në përballjen Juventus – Milan që përfundoi pa gola në Kupën e Italisë.

Ylli portugez nuk e filloi mirë përballjen gjysmëfinale ndaj Rossonerëve, pasi në fillim të ndeshjes humbi penalltinë.

Të dy skuadrat zhvilluan një ndeshje për t’u harruar, pasi në atë takim nuk kishte emocion, ndoshta për arsyen që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Lexo po ashtu Nuk ishte në natën e tij më të mirë, por Ronaldo arriti të ‘turpronte’ Diego Laxaltin me lëvizjen e famshme

Pas shansit të humbur nga Ronaldo, Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkaku i ndërhyrjes së rrezikshme nga Ante Rebic.

Pas përfundimit të takimit që përfundoi pa gola, Ronaldo kishte një konfrontim me Paquetan, derisa ky i fundit e shikoi me habi.

Juventusi kaloi në finale fal golit të shënuar në përballjen e parë në San Siro, që kishte përfunduar 1-1, derisa sonte do të mësojë emrin e kundërshtarit për në finale, Napoli – Inter. /Telegrafi/