Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas një pune hetimore katër mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë dhe Inspektoratin policor, gjatë kontrollimit, në 3 lokacione, Ferizaj,Kaçanik dhe Prizren, ka sekuestruar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Gjatë kësaj pune hetimore policia ka sekuestruar edhe një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobil dhe 3 vetura të cilat janë sekuestruar përkohësisht, dhe me këtë rast ka arrestuar gjashtë persona, ku njëri ndër ta është zyrtar policor.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit, për personat e arrestuar është caktuar masa e ndalimit 48 orë. /Telegrafi/