Site icon Telegrafi

Konfiskohet ‘Ferrari’ kopje që duheshte të arrijë në Maqedoni (Video)

Kamioni transportues nga Zvicra që është dashur të arrijë në Maqedoni, pas kontrollit nga shërbimi teknik i Ferrarit është zbuluar se është kopje, e rreme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Karoseria e rreme e Ferrarit nuk ka qenë e ngjyrosur dhe kishte të njëjtën formë si modeli i famshëm. Përveç motorit, i cili ishte origjinal i Toyota MR2 dhe shumë më i vogël se V8 Ferari, makina dukej si modeli Modena 360.

Sipas deklaratës së Fabrizio D’Alema e policisë financiare AFP, supozohet se modeli duhet të shërbejë si shembull për të bërë kopje të tjera të Ferrari të rreme. Vetura u konfiskua më 27 maj nga policia italiane në kufirin Zvicër-Itali. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uk2ghxY674o

Exit mobile version