Telegrafi

Konfiskohen substanca narkotike në Podujevë dhe në Graçanicë

Janë konfiskuar 1.37 gram substancë narkotike në një shkollë në Podujevë, njofton policia. Sipas policisë për këtë gjë është ndaluar një mitur pasi pas kontrollit nga policia substancat narkotike janë gjetur tek ai.

“Njësiti policor (i angazhuar në sigurimin e shkollave) ka ndaluar të miturin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur e konfiskuar  dy qese me 1.37 gram me substancë narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Mirëpo nuk është ky rasti i vetëm që gjatë 24 orëve të fundit policia ka konfiskuar substanca narkotike, kjo pasi në Graqanicë policia kishte gjetur në pronësi të një femre dhe një mashkulli substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër  kosovar-e pasi gjete kontrollit te të njëjtit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”,  bënë të ditur policia. /Telegrafi/