Site icon Telegrafi

Konfiskohen mjaltë, duhan dhe fasule pa dokumentacione të nevojshme në një depo në Ferizaj

Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e një personi ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:00, në Ferizaj.

Tutje në raport, bëhet e ditur se malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version