Telegrafi

Konfiskohen mbi dymijë kilogramë duhan në Zubin Potok

Mbi dymijë kilogramë duhan të papërpunuar janë konfiskuar këtë të hënë në fshatin Uglare, komuna e Zubin Potokut.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se deri më tani ende nuk është arrestuar asnjë person.

Sipas tij, kjo sasi e duhanit është dërguar në doganë.

“Kjo ka ndodhur rreth orës 15:00. Ndërsa malli është dërguar në doganë. Ende s’ka të arrestuar”, deklaroi  Elshani.