Site icon Telegrafi

Konfiskohen mbi 25 mijë euro, policia arreston dy persona në Prishtinë për falsifikim parash dhe vjedhje nga bankat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë pranuar informata e prova se dy të dyshuar janë përfshirë në veprimtari penale.

“Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë)”, thuhet në njoftim.

Policia shton se tek të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25 mijë e 316 euro (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme.

“Hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lart-cekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’. Sot, më 17.04.2024, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version