Policia njofton se në fshatin Qyshk të Pejës janë konfiskuar dy thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 20 kilogramë e 400 gramë.
Qeset me marihuanë ishin hedhur nga një veturë në lëvizje.
Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar ngasësi i veturës, i cili gjendet në arrati.