Site icon Telegrafi

​Konfiskohen armë në Prishtinë

Policia e Kosovës sot në lagjet Dardani dhe Kolovicë, si dhe në Rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh dhe ka shoqëruar disa persona në stacionet përkatëse policore.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës ky aksion ishte ndërmarrë me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, si dhe kapjen e personave që po qarkullojnë me armë.

Ahmeti ka bërë të ditur se me këtë rast janë sekuestruar një revole, dy pushkë gjuetie, dy kondakë të armëve të gjuetisë, si dhe disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me Prokurorin e Shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version