Policia e Kosovës ka realizuar kontroll në një banesë dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari mashkull kosovar në Prishtinë, pas konsultimeve me prokurorin kompetent.
Gjatë këtij kontrolli, ata kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe substancash të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar: tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë, substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë prej 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon mobil, dhe dy mbështjellëse të zollave (qese).
Pas arrestimit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje, posedim i narkotikëve, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së”.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërkohë që ky akt ka ngritur shqetësime lidhur me rrezikun për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/