Njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik kanë inspektuar barnatoren pronë e një personi i cili nuk posedonte licencë për punë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:30 në fshatin Rogaqicë, Kamenicë.
Siç thuhet në raport, nga ana e inspektorëve farmaceutik janë konfiskuar 600 lloje barnash në vlerë rreth 6000-7000 euro.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/