Policia e Kosovës njofton se me datë 21 gusht 2019 ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara.
Sipas njoftimit për media pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.
“Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim : katër (4) qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram (Tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gram), dy (2) Vetura, një (1) dokument, dy (2) leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave, tre (3) telefona, para të gatshme 75 (shtatëdhjetë e pesë) euro dhe 1800 (Njëmijë e tetëqind) lekë të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sipas Policisë, dy të dyshuarit e arrestuar janë: A. M 1979 M Shqipëtar / Shqipërisë, A. M 1995 M Shqipëtar / Shqipërisë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,po ashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/