Site icon Telegrafi

Konfiskimi i armatimit dhe uniformave ushtarake në veri, Sveçla: Nuk janë veç mbetje të bandave kriminale e terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar operacionet policore të dy ditëve të fundit në veri të vendit, ku u zbuluan dhe konfiskuan armë dhe pajisje ushtarake.

Sveçla ka thënë se për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

“Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Në Zubin Potok, policia gjen uniforma, municion dhe pajisje të tjera ushtarake (Pamjet)

Tutje Sveçla ka thënë se “si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”.

Lexo po ashtu Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Ndryshe, Policia e Kosovës brenda dy ditëve të fundit në dy raste të ndara, në Zveçan dhe Zubin Potok ka gjetur dhe konfiskuar, armë, municione, uniforma dhe pajisje ushtarake në veri të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version