Telegrafi

Konfirmuan se po bëhen prindër, Zhaklin Lekatari thumbon Luizin dhe Kiarën?

Një ndër çiftet më të përfolura në media rozë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja që u njohën, lidhën dhe kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë kohës sa ishin pjesë e Big Brother VIP Albania 2.

Dhe lajmin se po bëhen prindër, çifti e zbuluan përmes një këngën të re që Luizi solli gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Por, menjëherë pas kësaj, opinionistja e BBVA 2, Zhaklin Lekatari ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, e cila ngjalli dyshimet se është thumb për Luizin dhe Kiarën.

Lexo po ashtu Nga lajmi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës - Luiz Ejlli i përmbledh të gjitha në këngën e re “Frymë”

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni”, ka shkruar Zhaklina.

Foto: Zhaklin Lekatari/Instagram

Kujtojmë që Zhaklina gjatë kohës sa ishte opinioniste në Big Brother VIP Albania 2 në disa raste ishte shprehur me mosbesim ndaj lidhjes së çiftit.

Kjo vazhdoi edhe pas përfundimit të BBVA me disa deklarata të saj në rrjetet sociale dhe paraqitje televizive. /Telegrafi/