Site icon Telegrafi

Konfirmon Wilder: Meçi ndaj Tyson Furyt do të ndodhë këtë vit

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, Deontay Wilder, ka thënë se nuk ka dyshim se do të ndeshet me Tyson Furyn gjatë këtij viti.

Boksieri britanik të shtunën ndeshet me italian Francesco Pianeta në Belfast dhe në rast të triumfit, ka paralajmëruar se do të dëshironte një duel me kampionin amerikan.

Lexo po ashtu Lajmet për WILDER

Dhe 32-vjeçari e ka konfirmuar se është i gatshëm të ndeshet me ish-kampionin e unifikuar botëror.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Posa ta heqë nga rruga kundërshtarin e tij (Francesco Pianeta), do të ndodhë. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë Wilder për BBC Sport.

Kur është pyetur një lidhje me një mesazh të Furyt, ‘Bomberi i Bronztë’ është shprehur: “Pritëm. Po vi të të nokautoj, plotësisht”.

Fury në meçin ndaj Seferit (Foto: Getty Images)

Menaxheri i amerikanit, Shelly Finkel, ka thënë se meçi do të ndodhë në nëntor ose në dhjetor, në New York apo në Las Vegas.

Lexo po ashtu Lajmet për FURY

Pianeta do të jetë kundërshtari i dytë i Furyt që nga rikthimi i tij në ring. Boksieri shqiptar, Sefer Seferi, ishte boksieri i parë me të cilin u ndesh britaniku. /Telegrafi/

Exit mobile version