Telegrafi

Konfirmon Villas-Boas: Paulinho do t’i bashkohet Barcelonës

Menaxheri i Shanghai SIPG, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar se mesfushori i Guangzhou Evergrande, Paulinho, do t’i bashkohet Barcelonës.

Braziliani është lidhur me një kalim te Blaugranët në javët e fundit, ndërsa të shtunën u raportua se klubi spanjoll është i gatshëm ta paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Në pritje të kalimit të Paulinhos te Barca, mediat raportojnë se është arritur marrëveshja

Edhe trajneri i Guangzhou Evergrande, Luis Felipe Scolari, e ka konfirmuar transferimin që pritet të zyrtarizohet nga Barca.

“Largimi i Paulinhos është një humbje për Guangzhou Evergrande, por një fitim për futbollin kinez”.

“Fakti që Paulinho është transferuar te një prej klubeve më të mira në botë, do të thotë se këta klube të mëdha i kushtojnë vëmendje Superligës së Kinës”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/