Telegrafi

Konfirmon Toni Kuka: Majlinda po ndjehet mirë pas rehabilitimit, gati drejt kthimit në arenën sportive (Foto)

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është përballur me një shëndet jo të mirë muajve të fundit.

Ajo i është nënshtruar një operimi në ligamentin e saj të kryqëzuar, me ç’rast shëndeti i saj është përmirësuar.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi operohet me sukses në ligamentin kryqëzor (Foto)

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet trajneri i saj personal Driton Kuka, përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se Majlinda e ka rimarrë veten.

“Sot përfundoj rehabilitimi 1 mujor në Sloveni nën përkujdesjen e Dr Mit Bracicdhe Majlinda po ndjehet mirë dhe sigurt drejt kthimit në arena sportive! Faleminderojmë KOK që mbuloj shpenzimet e terapisë gjatë qëndrimit,nesër udhëtojmë në Zagreb në përkrahje të junioreve tona e mandej në vendlindje”, (sic.), ka shkruar Kuka në Facebook.

Lexo po ashtu Presidenti i KON-it, Thomas Bach shqetësohet për shëndetin e Majlinda Kelmendit

Me këtë rast, ai ka treguar se Kelmendi është gati për “Lojërat Olimpike 2018”, të cilat mbahen në Tokio.

Majlinda Kelmendi njihet për triumfet e shumta në karrierën e saj dhe medaljet që i ka sjell Kosovës, gjersa vetëm pak muaj më parë ajo u shpërbley edhe me “Topin e Artë” për arritje kulmore në xhudo./Telegrafi/