Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është përballur me një shëndet jo të mirë muajve të fundit.
Ajo i është nënshtruar një operimi në ligamentin e saj të kryqëzuar, me ç’rast shëndeti i saj është përmirësuar.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet trajneri i saj personal Driton Kuka, përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se Majlinda e ka rimarrë veten.
“Sot përfundoj rehabilitimi 1 mujor në Sloveni nën përkujdesjen e Dr Mit Bracicdhe Majlinda po ndjehet mirë dhe sigurt drejt kthimit në arena sportive! Faleminderojmë KOK që mbuloj shpenzimet e terapisë gjatë qëndrimit,nesër udhëtojmë në Zagreb në përkrahje të junioreve tona e mandej në vendlindje”, (sic.), ka shkruar Kuka në Facebook.
Me këtë rast, ai ka treguar se Kelmendi është gati për “Lojërat Olimpike 2018”, të cilat mbahen në Tokio.
Majlinda Kelmendi njihet për triumfet e shumta në karrierën e saj dhe medaljet që i ka sjell Kosovës, gjersa vetëm pak muaj më parë ajo u shpërbley edhe me “Topin e Artë” për arritje kulmore në xhudo./Telegrafi/